• |
ide | kryesore

Sulm terrorist pranë ndërtesave qeveritare në Kabul, 5 të vrarë

Arkiva, Planet
6C502F44-6084-4E19-97EF-364CC04388E1_w1023_r1_s-650x358.jpg


Të paktën pesë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës me bombë në Kabul, pranë ndërtesave qeveritare.

Ministria e Brendshme afgane njofton se shpërthimi ka ndodhur afër ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe ndërtesave të tjera qeveritare, në kohën kur mijëra punëtorë ishin duke dalë nga zyret e tyre.

Dyshohet se në mesin e viktimave ka edhe civilë dhe anëtarë të forcave të sigurisë afgane.

ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se sulmuesi ka pasur për cak një post bllok policor. Nuk është hera e parë që ISIS sulmon Kabulin. /LAPSI.AL/