• |
ide | kryesore

Ronaldo në prag të skandalit: Pagoi 375 mijë $ një 25-vjeçare që përdhunoi në hotel

Arkiva, Sport
374319ca6155432de93b47b6ec004c6b.jpg


Para në këmbim të heshtjes. Lajmin e publikon “Espresso” është i bujshëm. Cristiano Ronaldo ka paguar 375 mijë dollarë për një grua e cila e akuzonte për përdhunim. 
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2009 në një hotel në Las Vegas që në 13 qershor kishte pritur lojtarin portugez. Një histori që tashmë ka dalë në dritë vetëm falë Football Leaks që ka nxjerrë disa dokumente për revistën gjermane Der Spiegel. 
Identiteti i vajzës nuk është zbuluar, por në atë kohë ajo ishte rreth 25-vjeçe. Në dokument ajo zotohej që “të fshinte çdo lloj materiali, elektronik apo në letër të lidhur me ngjarjen në fjalë”. 
Ata qe kujdesen për CR7 e kanë mohuar lajmin. 
“Akuzat që lidhen me pyetjet tuaja i hedhim poshtë dhe forcën më të madhe”– thuhet në reagimin e përfaqësuesve të lojtarit të pyetur nga gazetarët./lapsi.al/