• |
ide | kryesore

Arbitri flet pas grushtave në Tepelenë: Nuk dëgjoj më nga veshi i djathtë!

Arkiva, Sport
2953dd983cac490b3f876c7e772b9917_XL.jpg


Një ditë pasi u dhunua nga lojtarët e Domosdovës, gjyqtari nga Vlora Ardit Merdanaj tregon momentet e tmerrit në stadiumin e Tepelenës kur mori një grusht nga futbollisti Kristjan Lleshi dhe për pasojë ndërpreu ndeshjen në minutën e 65.

Gjithçka ndodhi vetëm për akordimin e një 11-metërshi që gjyqtari të rrezikojë jetën, përfundon në spital dhe nuk dëgjon më nga veshi i djathtë.

Gjatë një interviste për ‘Panorama Sport’ Merdanaj tregon momentet e goditjes dhe ndër të tjera thekson se ato goditje e kanë lënë me pasoja serioze.

“Kam dhimbje në kokë dhe nuk dëgjoj fare nga veshi i djathtë. Do të shkoj menjëherë në spitalin e Vlorës për të bërë kontrolle më të imtësishme me skaner. Nuk e kuptoj një veprim të tillë”, tha arbitri.