• |
ide | kryesore

20 mijë dollarë në muaj, PS kontratë lobimi me kompaninë amerikane të lidhur me Trump

I pakategorizuar
selia-ps.jpg



20 mijë dollarë në muaj paguan Partia Socialiste te një kompani amerikane për lobim dhe bashkëpunim me administratën e re të Donald Trump. Lajmi bëhet publik nga gazeta The Hill. Bëhet fjalë për kompaninë Ballard Partners, me qendër në Florida.

Objekti i kontratës është “këshillimi, udhëzimi dhe asistimi i kryetarit të PS-së (Edi Rama) në fushën e komunikimit me zyrtarë të qeverisë amerikane. Gazeta i referohet kontratës që firma ka depozituar në Departamentin Amerikan të Drejtësisë. Mësohet se kjo kontratë ka një kohëzgjatje 1 vjeçare. Në shkrimin e publikuar në The Hill flitet edhe për krizën politike që ka përfshirë Shqipërinë, në prag të zgjedhjeve parlamentare të qershorit dhe zgjedhjes  se Presidentit të ri të vendit.

Themeluesi i kompanisë së lobimit ka shërbyer si shef finance gjatë fushatës “Florida për Trump” dhe më pas luajti rolin e një zyrtari të lartë për mbledhjen e fondeve për inagurimin e presidentit Trump. Së fundi kompania ka hapur edhe një zyrë në Washington, ndërsa gjatë këtij muaji ka nënshkruar edhe një kontratë me vlerë 900 mijë dollarë me Republikën Domenikane.

/LAPSI.AL/