• |
ide | kryesore

Fitorja e Erdogan/ Rama mes Merkel dhe Trump

I pakategorizuar
r32.jpg



Kryeministri Edi Rama e ka vendosur edhe njëehrë veten mes Donald Trump dhe udhëheqësve Europianë. Por këtë herë balanca e peshores së tij ka anuar nga manjati multimiliarder i ndërtimit. Dhe shkak për kët zgjedhje është bërë Erdogan

Kryeministri shqiptar e uroi Presidentin Turk Rexhep Taip Erdogan mbi fitoren e tij në referendumin e 16 prillit. Sipas, Agjensisë së lajmeve turke Anadolu Rama e telefonoi atë dje mbasdite. Në fakt të gjithë liderët kryesor europianë kanë rrefuzuar ta bëjnë një gjë të tillë. Zëdhënësi kryesor i BE-së në Bruksel, Margaritis Schinas doli dhe tha me gojën e tij se “autoritetet turke duhet ti hetojnë me vëmendje parregullsitë”. Vendet kryesore të BE zor se do të mbajnë një qëndrim përpara publikimit të raportit final të OSBE që do të hartohet pas rreth 8 javëve. “Edhe në samitin e Ministrave të jashtëm që do të mbahet më 28 qershor zor se do të ketë ndonjë politikë të saktësuar”, shkruan le Monde. Por ministri i jashtëm austriak Sebastian Kurz, shkoi më tej. Ai deklaroi se pas këtij referendumi Europa duhet të flasë me sinqeritet dhe ti ndërprese bidedimet për antarësim me Turqinë.

Por pavarësisht nga këto indicie kryeministri shqiptar nuk ka nguruar ta urojë Erdoganin të cilin e ka shpallur “Mik të shqiptarëve” dhe vendin e tij e ka radhitur për herë të parë në diplomacinë shqiptare, mes partnerëve tanë strategjikë.

Në fakt në të njëjtën linjë me Edi Ramën dhe kundër asaj të brukselit ka qenë edhe presidenti Trump. Ai e ka uruar Erdoganin për fitoren duke u radhitur mes liderve të tjetrë botërorë si Vladimir Putin, Presidenti i Maqedonisë Ivanov kryeminsitri i Hungarisë Viktor Orban dhe Presidenti i Bjellrusisë Aleksander Lukashenko. Gjithashtu edhe udhëheqësit e vendeve si Libani, Katari, Arabia Saudite, Pakistani dhe Azerbaxhani, e uruan sulltanin e ri të Turqisë.

Edhe Edi Rama u pozicionua në këtë linjë që është në fakt më pranë Donald Trump-it sesa udhëheqësve kryesorë të Bashkimit Europian. (lapsi.al)