• |
ide | kryesore

Rama me gjuhë seksiste: Hollandeze në sheshin e Tepelenës për çunat që të marrin gjak në vetull

I pakategorizuar
sfdgdfg.JPG



Gjatë fushatës elektorale në SHBA vumë re shpesh që Donald Trump përdorte gjuhë seksiste me batuta, qëndrime apo etiketime kundër femrave. Duket se drejt kësaj po rrëshqet edhe kryeministri Edi Rama, të paktën sot gjatë takimit me të rinjtë e qarkut Gjirokastër që votojnë për herë të parë, ku tregoi një bisedë me një shok të Gramoz Rucit. 

“Më thoshte një shok i Gramozit, e takove dje në Tiranë. S’kisha parë ndonjëherë hollandeze. E pashë te sheshi që ka bërë Tërmeti. Shumë më tepër hollandeze, norvegjeze, suedeze do të vijnë në Tepelenë. Apo s’ka Tepelena çuna që të marrin gjak në vetull”, tha Rama.

Tërmet Peçi u bë i njohur për publikun pas gafes me “fitoren publiçitare” gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale të vitit 2015, ndërsa pas miratimit të ligjit të dekriminalizimit, Prokuroria kërkoi që t’i ndërpritej mandatit, kërkesë që u rrëzua nga KQZ-ja.

/LAPSI.AL/