• |
ide | kryesore

Tragjike/ Futbollisti vetëvritet në banesën e tij

Arkiva, Sport
Frantisek-Rajtoral-Resimleri.jpg


Një lajm dramatik trondit botën e futbollit. Frantisek Rajtoral, një tercin çek vetëm 31-vjeç, lojtar i Gaziantepspor në Turqi, u gjet i vetëvrarë në shtëpinë e tij. I riu i dha fund jetës duke u vetëvarur. Lajmin e konfirmoi presidenti i klubit Ibrahim Kizil. “Nuk e di përse e ka bërë këtë. Nuk dukej një person që të kishte probleme” – tha ai. Rajtoral ishte një liderët e Viktoria Plzen për disa sezone, skuadërme të cilën luajti edhe në Champions League, duke sfiduar dy herë Milan në vitin 2011. Tercini luajti edhe me Hannover në Bundesliga. Në Europa League, Rajtoral shënoi edhe një gol nda Napolit me bluzën e Viktoria Plzen në 2013-ën në San Paolo./lapsi.al/