• |
ide | kryesore

Kushti i Lubonjës që e fut në garën për President

I pakategorizuar
fatos-lubonja-mesazh-p-euml-r-shqiptar-euml-t-e-kosov-euml-s_hd-780x439.jpg


I pyetur për mundësinë e kandidimit të tij për postin e Presidentit, Fatos Lubonja sqaron rolin e tij në jetën publike shqiptare por edhe kushtin që do e fuste atë në garën për President.

“Është përgjegjësi e madhe, nuk di as çfarë kompetencash ka Presidenti. Unë kam pasur rolin e një intelektuali të lirë që kam folur lirshëm, nuk e di nëse kështu arrij të ndryshoj dot ndonjë gjë për mirë, apo do më hiqet e drejta të them edhe këto gjërat që them.

Kompetencat me sa di janë goxha të kufizuara mbi të gjitha duhet të kesh konsensusin e të gjithëve, palëve politike. Unë i kam kritikuar partitë si banda, dhe tani duhet kontestues që të bëhesh përfaqësues i këtyre bandave”,- sqaroi ai gjatë një interviste me “Skype” në News24.

Më tej Lubonja theksoi se vetëm një qeveri e kompromisit të mirë mund ta fuste në “këtë lojë”.