• |
ide | kryesore

Calciomercato: Berisha bëri mrekulli ndaj Juventus

Arkiva, Sport
sdfSEF.jpg


Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha ka marrë një nga notat më të larta në skuadrën e tij pas barazimit 2-2 me Juventusin në Bergamo. Shqiptari u vlerësua me notën 8 nga portali i njohur Calciomercato.com që me të njëjtën notë vlerësoi vetëm Conti ndërsa më 9 Gomez.

“Bëri gjithçka për të evituar golat. E madhe ndërhyrja e tij në goditjen e Dybala pas 1-1 dhe përballon gjithashtu dhe një goditje të Khedira në të 66-ën dhe sërish nga Khedira kur pret goditjen e parë. Ka bërë mrekulli” – shkruan gazeta./lapsi.al/