• |
ide | kryesore

Erdogan shantazhon BE-në: Ose kapitujt e ri, ose mirupafshim

I pakategorizuar
dsgdfg.JPG



Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka porositur të martën Bashkimin Evropian se duhet të hapë kapitujt e ri për procesin e bashkëngjitjes me Turqinë ose në të kundërtën Ankaraja nuk ka çfarë më të flasë me bllokun dhe do t’i thotë “mirupafshim”.

Deklarata e shefit të shtetit turk vjen pas deklaratës së komisari evropian Johanes Hahn për Reuters se Turqia nën Erdoganin i ka kthyer shpinën bashkimit me BE-në.

Erdogan ka deklaruar se me kolegun rus Vladimir Putin gjatë vizitës së nesërme në Rusi, si dhe në fund të muajit me presidentin amerikan Deonald Trump, do të bisedojë për operacionet e mundshme në qytetet siriane Manbixh dhe Raka.

Ai theksoi se bisedimet e ardhshme me Putin dhe Trump paraqesin fillimin e epokës së re për Sirinë dhe Irakun.