• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në Francë/ Macron dhe Le Pen, dy vizione të ndryshme për Europën

I pakategorizuar
image.jpg



Ka filluar sot votimi në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të Francës, ku votuesit do të zgjedhin midis centristit të pavarur Emmanuel Macron dhe kreut të Frontit Kombëtar Marine Le Pen.

Votuesit ballafaqohen me një zgjedhje midis dy vizione rrënjësisht të ndryshme për ekonominë e dytë më të madhe të eurozonës. Z. Macron, një politikan 39 vjçar, themelues i En Marche! (Në lëvizje) lëvizja e të cilit është vetëm një vit e vjetër, është një mbrojtës i patundur i rendit liberal të pasluftës dhe BE-së. Zonja Le Pen ka bërë fushatë bazuar në një platformë nacionalizmi dhe “proteksionizmi inteligjent”, duke argumentuar se globalizimi ka dëmtuar njerëzit e zakonshëm francezë. Ajo dëshiron që vendi të lërë euron dhe të vendosë barriera tregtare.

Zgjedhjet përfaqësojnë një provë të rendjes drejt valës populiste që ka tronditur demokracitë perëndimore dhe ka rezultuar në zgjedhjen e Donald Trump si president i SHBA-ve dhe në votimin e Mbretërisë së Bashkuar për Brexit.

Gara e së dielës shënon kulminacionin e një fushate brutale të karakterizuar nga kthesa të pashembullta, përfshirë kolapsin e kandidatëve kryesorë tradicionalë dhe rënies së kryesuesit fillestar të fushatës François Fillon, që u largua nga akuzat për përvetësim.

Drama e fundit u zbulua të premten, kur fushata e z. Macron zbuloi se En Marche! ishte viktimë e një operacioni “masiv dhe të bashkërenduar” të hakerave në të cilin nëntë gigabajt të dhëna u vendosën në internet në Pastebin, një faqe për ndarjen e dokumenteve që lejon postimin anonim. Dokumentet, të postuara të premten mbrëma, duket se përmbajnë detaje të emaileve dhe të dhënave financiare nga fushata e zotit Macron. Nuk ishte menjëherë e qartë se kush ishte përgjegjës për publikimin e dosjeve.

Ndërsa fushata u mbyll të premten, Z. Macron duket të jetë i bindur se do të sigurojë një fitore, duke njoftuar se ai tashmë ka vendosur se kë to të emërojë si kryeministër. Pas një debati të ashpër televiziv të mërkurën, sondazhet i dhanë atij një kryesim prej 24 pikësh mbi zonjën Le Pen, diferencën e tij më të mirë deri më sot.

Nëse Z. Macron fiton, sfida e ardhshme do të jetë që të përpiqet të fitojë shumicën në Asamblenë Kombëtare në zgjedhjet legjislative në qershor, në mënyrë që të zbatojë paketën e tij të reformave. Për të siguruar shumicën, z. Macron do të duhej që En Marche! të fitojë 290 vende. Një sondazh i Opinionëay-SLPV Analytics të enjten zbuloi se En Marche mund të marrë mes 249 dhe 286 vende në qershor.

Megjithatë, nivelet e larta të abstenimit mund të luajnë në favour të zonjës Le Pen, mbështetësit e të cilëve kanë më shumë gjasa të dalin për të votuar. Z. Macron pranoi këtë javë të fundit kur ai i bëri thirrje njerëzve të votojnë, duke thënë: “Në raundin e dytë, ju zgjidhni kandidatin, i cili ndoshta nuk ishte zgjedhja juaj e parë”.

Fushata zyrtare përfundoi të premten në mesnatë. Pas kësaj pikë, anketimet dhe deklaratat e kandidatëve nuk lejohen të publikohen derisa rezultatet paraprake të shpallen në orën 8 të dielën./FT –Përkthyer nga Monitor