• |
ide | kryesore

(VIDEO) Kina tregon ‘forcën’ me avionët luftarakë

Arkiva, Planet
40188A2D00000578-4484808-image-a-3_1494253452024.jpg


Kina ka nxjerrë për stërvitje dhe demonstrim disa avionë luftarakë që ka ndërtuar vetë.

Televizioni shtetëror i vendit ka transmetuar të gjitha manovrat e skuadrës së quajtur “Flying Leopard”.

Stërvitja është zhvilluar në Detin e Kinës Jugore.

Pilotët praktikuan goditjen e minave dhe raketave në det gjatë ushtrimeve.

Qëllimi i kësaj stërvitjeje ishte ‘për të bindur se ushtria kineze është e gatshme për luftë dhe të fitojë në betejë’.

“Një nga avionët luftarakë që merrte pjesë në stërvitje mori urdhër për të kapur avionin e huaj. Aeroplani menjëherë u përgjigj në mënyrë efektive duke marrë pozicionin komandues dhe duke dëbuar avionin e huaj”- thuhet në raportin e autoritete të Kinës.

Ky demonstrim vjen në një periudhë kur tensioni me Korenë e Veriut është në rritje, teksa vendi komunist ka kërcënuar “armiqtë” e saj me shfarosje bërthamore.