• |
ide | kryesore

Përplasjet/ Kush janë këngëtarët që kanë sulmuar personazhet e mediave?

Arkiva, Paparazzi
kenga.PNG


Këngëtarja Eda Zari ka rihapur një polemikë dhe një plagë që kullon herë pas here. Atë të marëdhënies së vështirë të personazheve të show bizit me mediat. Pasi pak ditë më parë emri i saj ishte përmendur në një çështje gjyqësore sipas së cilës ajo kishte dhunuar të ëmën dhe Gjykata e kishte dënuar Zarin me 6 muaj burg, këngëtarja ka rreaguar. Ajo ka lëshuar alarmin se “Liria e të shprehurit është kthyer në liri përbaltjeje”.

Zari ka shpjeguar se shkrimi i botuar në Gazeta Shqiptare dhe në shumë media të tjera nuk është i vërtetë. Dhe ajo është e shqetësuar jo vetëm për vërtetësinë e lajmit por edhe për empatinë e shprehur “për të gjorënë nënën e saj” nga komentuesit online.

Për të bërë një kontrast me këtë dhemshuri të shtirë ajo shkruan se as opinion dhe as mediat nuk janë interesuar asnjëherrë për vëllain e sat të vrarë në kufi gjatë regjimit komunist. As për pasoijat që kjo dramëë la për familjen e saj. As për gjendjen shëndetësorë të së ëmës së saj që vuan nga Alzaimeri. Duke vënë theksin se përballë problemeve reale dhe njerzore mediat vënë si prioritet sensacionin dhe lajmin e bujshëm Eda Zari Komenton në faqen “Peizazhe të fjalës” : “Shëmtia juaj, o gazetarë dhe gazeta betonieresh, o ju gojë thashethemexhie të shoqërisë shqiptare, nuk ma prish bukurinë e paqes sime, as dashurinë për familjen, as dashurinë për artin, për të cilin sakrifikoj dhe këndoj me pasion, teksa i mbetem besnike së drejtës dhe urtësisë, të cilën im atë ma ka dhënë me vete: të jem Njeri!” 

Pavarësisht nga problemi real që ngre këngëtarja me banim jashtë Shqipërie, ajo i hedh pa dhashur benzinë një zjarri që përvëlon prej kohësh. Atij të marëdhënive aspak të mira të mediave me personazhet e shoë bizit. Dhe përplasje të tilla nuk kanë qenë të rralla. Megjithëse shpesh kanë përfituar nga publiciteti mediatik, si fazë e domosdoshme për të mbijetuar në tregun artisitk, megjithëse shpesh e kanë shfrytëzuar këtë mundësi, po kaq herë aktorët, këngëtarët dhe njerëzit e estradës janë ndjerë të keqpërdorur prej tyre. Dhe shpesh ata nuk kanë nguruar të hyjnë në polemika të ashpra. Një nga zërat më të fortë njihet Aurela Gaçe. “Ajo së fundi i akuzoi mediat se i kushtojnë më shumë rëndësi batutave të saj sesa aktivitetit dhe punës konkrete. Kohë më parë ajo u përfshi në një polemikë të fortë edhe me shkrimtarin dhe publicistin Fatos Lubonja. Pasi ky i fundit kritikoi mënyrën se si e kishin përdorur për shplarje truri liderët politikë, rastin e vdekjes së Vaçe Zelës, këngëtares më të famshme të kohës së komunizmit, gaçe u përfshi në polemikë me një letër të gjatë:” Unë që të drejtohem, jam ajo që edhe pse më janë ofruar të ardhura të majme të këndoj kohëve të fundit nëpër fushata, nuk kam pranuar, sepse kam kuptuar se sa të ndjeshëm jemi ndaj politikës, e nuk kam dashur kurrë të ngatërroj dashurinë time, muzikën me politikën. Dhe nuk kam kënduar as për parti e as për liderë, e nuk kam lëpirë sahanët e askujt, prandaj qëndroj shumë e fortë përballë teje e ligësisë tënde. Po, po, ti je i lig. Harron ti se nuk ta ka fajin Vaçe Zela për vuajtjet e tua. Më vjen shumë keq për ata njerëz që vuajtën në atë regjim, më këputet shpirti të dëgjoj historitë e tyre të dhimbshme… Por ti nuk përfaqëson dot as ata. Sepse ti nuk je si ata” shkruajti ajo. Me tone disi më të çartura sjhpërtheu pak kohë më parë edhe këngëtari tjetër Aleksandër Gjoka. Ai ka shpërthyer kundër gazetarëve si Blendi Fevziu, Andi Bushati, Ylli Rakipi dhe Skënder Minxhozin. Ai tha se këta personazhe bëjnë vetëm “bla bla bla” dhe kritikojnë kot më kot qeveritë. Zemërimi i Gjokësh arriti në ektrem kur ai i quajti “pederastë” ata që shigjetonte dhe iu drejtua me një “Bravo…” Ramës, Metës dhe Berishës që “tallin K…” me këta gazetarë.

Me tone jo kaq të alkoolizuara sa kolegu i saj nuk i ka kursyer mediat as Eneida Tarifa. Si sot një vit jo u vu në qendër të shtypit pas një interviste të dështuar kur po merrte pjesë në Eurovizion. Ajo u bë objekt humori si pasojë e gropave që shpalosi në përdorimin e gjuhës angleze. Pas publikimit të lajmit dhe videos ajo reagoi duke thënë se “si fillim dua t’ju them se gazetari, dhe drejtuesit e tij na kërkuan falje për transmetimin e intervistës së pa e edituar. Mund të ishte edhe e qëllimshme nuk e di, por nuk ka asgjë të keqe të pyesësh për një fjalë që nuk po të kujtohet për momentin në gjuhë të huaj, sidomos nëse ke dhënë 20 intervista të tjera para asaj të gjitha në anglisht”.

“Isha aq e lodhur sa për një moment mu kujtua filmi ‘Edhe kuajt nuk vdesin kështu’, por ju nuk keni nga ta dini këtë. Më habit fakti që mediat po mbushen me lajme ‘DNSH’¬je se janë të varfër në informacion dhe mezi presin të gjejnë diçka për t’u kapur, kur fare thjesht mund të shihnin edhe intervistat e tjera që kam dhënë” tha atëhere ajo.

Reagime të ngjashme nuk kanë munguar edhe herë të tjera. Ato kanë qenë shpesh virulente dhe plot tension. Megjithëse një pjesë e tyre ngrenë një problem të madh: faktin se shumë nga mediat tona merren kryesisht me anën më sipërfaqësore dhe bombastike të problemit, “sherret” mes gazetarëve dhe njerzve të shoë bizit janë pjesë e një loje të pandërprerë të maces me miun. Herë abuzon njëra palë dhe herë pala tjetër. Por njësoj si marëdhënia, mes shtypit dhe futbollistëve, mes gazetarëve dhe politikanëve dhe ky është një binom i pandashëm. Me mëkate nga të dyja palët. Sepse nëse Eda Zari ka tejet të drejtë kur flet vetëm për evidentimin e një fakti të bujshëm, në zinxhiri e një historie të dhimshme, ajo dhe kolegët e saj duhet të dinë gjithashtu se mediat nuk janë fajtore vetëm për linçimin e personazheve të shoë bizit. Nëse ka një faj, real dhe të përhershëm, ai është mungesa e kritikës ndaj tyre dhe shpesh herë ekzagjerimi i performancës së të mëdhenjve dhe fryrja e kotë e personazheve pa vlerë. Ndoasht ky është një mëkat më i madh i mediave tona sesa linçimi i këngëtarëve që ankohen. (lapsi.al)