• |
ide | kryesore

Takimet/ Çfarë po diskuton emisari amerikan?

I pakategorizuar
yee-2 (1).jpg



Ka pak shanse që i dërguari amerikan, i cili u servir për ditë me radhë si një mundësi e fundit për zgjidhjen e krizës politike, të kthehet në vendin e tij me ndonjë rezultat pozitiv. Hoyt Brian Yee ka theksuar në Tiranë se nuk ka ndonjë paketë nga Uashingtoni për zgjidhjen e krizës. Vetë Yee, i cili po përjeton ditët e fundit në detyrën e lartë diplomatike të ndihmës Zv/sekretarit të shtetit nuk ka ndonjë qëndrim të përpunuar nga vendi i tij, i cili është ende në një vakum administrativ, që pas fitores së Trump. Pikërisht për këtë arsye, ai ka thënë se “nuk ka një paketë amerikane për zgjidhjen e krizës në Tiranë, përtej asaj që u ofrua nga McAllister”.

Por deri më tani, paketa e ish të dërguarit të PPE-së nuk është pranuar nga palët. Lulzim Basha u largua nga pallati i Kongreseve sapo iu dorëzua ajo dhe nuk pranoi të firmoste asgjë më pak se largimi i Ramës dhe qeveria teknike. Ndërkohë që Mc Allister i jepte opozitës 4 ministri, i ofronte president konsensual dhe kreun e KQZ-së, të bashkuara këto me shtyrjen dyjavore të zgjedhjeve.

Por edhe Rama, megjithëse u duk sikur e pranoi fillimisht propozimin, disa ditë pas njohjes me të ofroi shumë më pak. Rama megjithëse vuri veton për datën e zgjedhjeve dhe për karrigen e tij nuk qe i gatshëm të jepte as postet ministrore. Një zv/kryeministër dhe 3 zv/ministra, qe paketa e propozuar nga Rama.

Në këtë pikë, duket e pamundur që atë që nuk e arriti Parlameti Europian, Brukseli dhe Partitë Popullore, ta arrijë një zyrtar i administratës së vjetër Obama, i cili për më tepër, është në prag të dorëheqjes.

Prandaj shpresat se gjithçka do të merrte për mirë, pas ardhjes së “amerikanit” duken të zbehta.  Aq rëndësi kishte vizita e tij, sa atë e bojkotuan edhe kundërshtarët e Bashës në PD. Me sa duket edhe Hoyt Brian Yee do të largohet nga Tirana po ashtu si paraardhësit e tij europianë. (lapsi.al)