• |
ide | kryesore

Jennifer Lawrence, e frikshme në filmin e ri (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
4f97140afe844dc49a75c00587c9df6c_L.jpg



Darren Aronofsky (regjisori i filmit Black Swann) shfrytëzoi Ditën e Nënave (e cila festohet në shumë vende të botës), për të ndarë me publikun filmin më të ri të titulluar “Mother” ( “Nëna”), ku në rol kryesor është Jennifer Lawrence.

Nga vetë posteri dhe duke patur parasysh filmin “Black Swann”, ky film ka për të na ngjethur mishin. Posteri është një ilustrim i artistit James Jean, ku duket një Jennifer, e cila mban në dorë zemrën e përgjakur e të shkëputur nga kraharori i saj. Thrileri psikologjik “Mother”, ka gjithashtu një kast aktorësh tepër të zgjedhur si Javier Bardem, Kristin Wig, Ed Harris dhe Michelle Pfeiffer.