• |
ide | kryesore

Përse ngjyra e kaltër vishet gjithmonë nga gratë e pushtetshme?! (Foto)

Arkiva, Paparazzi
blu1.JPG



Për të paktën tre vitet e fundit, ngjyrat pastel kanë përjetuar periudhën e tyre të artë duke filluar nga veshjet, tek arredimi e deri tek ngjyrat e flokëve së fundmi. Por këtë vit duket se të gjithë po çmenden për një nuancë në veçanti dhe është ngjyra blu pastel, e njohur ndryshe si “baby blue”.

Arsyeja përse këtë ngjyrë po e shohim gjithnjë e më tepër edhe në dyqanet e veshjeve janë pikërisht gratë e famshme e me stil të politikës botërore. Sikur të mos mjafton te zonja e parë amerikane Melania Trump e cila në ditën e emërimit të presidentit Trump i la të gjithë pa fjalë e veshur me një kostum jashtëzakonisht elegant ngjyrë blu pastel nga Ralph Lauren, edhe zonja e parë franceze Brigitte Macron luajti me të njëjtin as nën mëngë.

Në emërimin e bashkëshortit të saj si president i Francës pak ditë më parë, ajo gjithashtu zgjodhi një kostum tepër elegant blu pastel nga marka Louis Vuitton. Por siç thotë redaktorja e modës Mary Alice Stephenson, për ngjarje të tilla nuk është se zonjat e para kanë shumë mundësi zgjedhjeje: “Po të veshësh të kuqe, duket sikur po thua: ‘Më shikoni mua!’: ikën e gjithë vëmendja nga burri krah teje. Po të veshësh të bardhë, dukesh sikur po bën si shenjtore dhe gjithashtu evokon dasmat. E zeza është shumë e errët dhe e trishtë e po ashtu edhe bluja e errët. E verdha nuk duket mirë tek bjondet…”