• |
ide | kryesore

Deklarata/ “Interi mund të blejë Cristiano Ronaldon”

Arkiva, Sport
ronie-antesignano-del-situazionismo-postmoderno-650x358.jpg


“Interi mund të blejë edhe Cristiano Ronaldon”. Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, beson shumë në pronarët e rinj të klubit zikaltër. Ai e ka “shfrenuar fantazinë” duke thënë se Interi ka para që të blejë edhe Cristiano Ronaldon, shkruan lajmi.net.

“Sot kemi pronarë të fortë dhe të qëndrueshëm. Pronarët e rinj kinezë mund të blejnë lojtarët më të famshëm në botë si Cristiano Ronaldo, por s’mund ta bëjmë atë për shkak të fair-playt financiar”, – deklaroi Ausilio.

“Na pret një rrugë e gjatë, që sigurisht kërkon kohë dhe durim. Duhet të bëjmë sa më pak gabime”, – shtoi Ausilio.