• |
ide | kryesore

Ramush Haradinaj: Nëse bëhem Kryeministër, vizat liberalizohen brenda tre muajsh

I pakategorizuar
586e9d13c461886b618b463d.jpg


Për herë të parë prej që është nominuar si kandidat për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj në një intervistë, flet për përgjegjësitë që e presin si kryeministër i ardhshëm i Qeverisë së Kosovës, në rast se blloku që përfaqëson fiton zgjedhjet.

Ai shprehet optimist se ka përparësi të dukshme në relacion me rivalët e tij politikë, Albin Kurtin dhe Avdullah Hotin, prandaj premton se brenda afatit tremujor do të hiqen vizat nga BE, ndërsa si shef i Qeverisë dhe bashkë me partnerët e koalicionit, do të gjejnë zgjidhjen e pranueshme për Demarkacion me Malin e Zi, duke kthyer kufirin në Çakorr, dhe solucion kushtetues për Asociacionin e Komunave serbe.

Haradinaj në një intervistë që transmetohet sonte në RTK flet për planin e tij politik e qeverisës, për ushtrinë e Kosovës, për raportet dhe marrëveshjet me Serbinë, për zhvillimin ekonomik, për shëndetësinë, arsimin dhe për çështjet tjera.

Po ashtu i nominuari i bllokut PDK-AAK-Nisma flet edhe për koalicionin me PDK-në dhe ofertat tjera për koalicion si AAK-Nisma.