• |
ide | kryesore

Ariana Grande pezullon turneun muzikor pas sulmit terrorist në koncertin e saj

Arkiva, Planet
170523-ariana-grande-mn-0920_56cba1b74b0ecfbd5249b6f14bb88ed6.nbcnews-fp-1200-800.jpg


Pas sulmit terrorist në koncertin e saj në Manchester, këngëtarja amerikane e muzikës pop, Ariana Grande ka pezulluar turneun muzikor “Dangerous Ëoman”.

Sipas CNN, vendimi i këngëtares ka ardhur një ditë pas shpërthimit në Manchester Arena. Si pasojë e sulmit të marrë përsipër nga ISIS humbën jetën 22 persona, mes tyre adoleshentë dhe fëmijë, ndërsa 59 të tjerë u plagosën.

Këngëtarja amerikan nuk pësoi lëndime, ndërsa përmes një postimi në Twitter pas ngjarjes shprehu trishtimin për atë që ndodhi. Koncerti në Mançester ishte i pari nga 3 koncertet e planifikuara në Britani të Madhe. Belgjika, Polonia, Gjermania dhe Zvicra janë vendet e tjera ku Grande duhej të performonte. /LAPSI.AL/ 

Screenshot005