• |
ide | kryesore

Mançester/ Gjithçka që duhet të dini për atentatin

Arkiva, Planet
TELEMMGLPICT000129638015_1-large_trans_NvBQzQNjv4BqpVlberWd9EgFPZtcLiMQfyf2A9a6I9YchsjMeADBa08.jpeg


Shteti Islamik, ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin kamikaz në Manchester, në koncertin e Arana Grandes të hënën në mbrëmje, që la të vdekur 22 persona, përfshi dhe një vajzë 8-vjeçare.

Ky është sulmi më i keq terrorist në Britani që nga sulmet e 7/7-ës në Londër, ku 56 persona humbën jetën.

Deri tani është arrestuar një person dhe policia është e bindur se e njeh bombarduesin e vdekur.

Çfarë ndodhi?

Një person, i vetëm, shpërtheu një bombë të krijuar në shtëpi, të mbushur me bulona rreth orës 10:30, afër fasadër së “Manchester Arena”, vetëm pak pasi Arianga Grande kishte përfunduar performancën e saj.

Mijëra fansa të rinj dhe familjet e tyre po dilnin nga arena (e mbyllur) më e madhe e Europës, kur bomba shpërtheu në mes të turmës, duke shkaktuar panik dhe konfuzion. Sulmi shkaktoi ulurima dhe dëshmitarët treguan se doli një tym i madh, ndërsa njerëzit u përplasën në dysheme.

Sulmuesi vdiq në vendngjarje.

Zyrtarët kanë konfirmuar se ky akt po trajtohet si terrorist, ndërsa të martën pasdite Shteti Islamik mori përgjegjësinë. Mbështetësit e ISIS festuan bombardimin në rrjetet sociale.

Agjensitë anti-terror kanë nisur një hetim masiv për sulmin. Këngëtarja amerikane, Ariana Grande shkroi në Twitter: “E thyer. Nga thellësia e zemrës sime më vjen shumë keq. Nuk kam fjalë.”

A është arrestuar njeri?

Punonjësit e policisë arrestuan një 23-vjeçar në lidhje me sulmin në jug të Mançesterit, të martën në mëngjes, pak minuta pasi një rrugë afër qendrës tregtare “Arndale”, në qendër të qytetit, u evakua ndërsa njerëzit vraponin duke ulëritur.

Kush ka vdekur?

Midis të vdekurve dhe të zhdukurve ka shumë fëmijë dhe të rinj. Prindërit e dëshpëruar kaluan natën duke kërkuar për të afërmit e humbur, duke përmbytur rrjetet sociale me imazhe, teksa përpiqeshin t’i gjenin.

Viktima e parë që u publikua ishte një 18-vjeçare, studente në kolegj. Georgina Callander, nga Whittle-le-Woods në Lancashire, e kishte takuar idhullin e saj Ariana Grande në vitin 2015 dhe këtë moment e kishte postuar me foto në Instagram. 

Georgina Callander (left) pictured with singer Ariana Grande (Georgina Callander, në të majtë, në foto me këngëtaren Ariana Grande) 

8-vjeçarja Saffie Rose Roussos nga Leyland, Lanchashire, gjithashtu është konfirmuar e vdekur pas ndarjes nga nëna e saj Lisa, dhe motra Ashlee Bromwich.

Të dyja janë duke u trajtuar për plagët që morën në sulm.

Po me të plagosurit çfarë bëhet?

Pjesa më e madhe e 59 të plagosurve janë duke u trajtuar në tetë spitale nëpër Mançester, në rrezik për jetën. Sipas David Ratcliffe, drejtor mjekësor i ambulancës veri-perëndimore, 12 prej tyre janë nën moshën 16-vjeçare.

Wounded people are treated outside Manchester's Victoria Station (Njerëz të plagosur që marrin trajtim mjekësor jashtë stacionit Victoria) 

Çfarë dimë për sulmuesin?

Shërbimet e sigurisë e njohin identitetin e tij, megjithëse ende nuk është bërë publik. Ata po hetojnë nëse ai ka vepruar vetëm, ose ka qenë pjesë e një rrjeti.

Policia tha se hetimi është “kompleks dhe i gjerë”, dhe ka paralajmëruar të mos spekulohet rreth identitetit të tij.

Ku ndodhi saktësisht sulmi?

Si u përgjigj komuniteti?

Të shokuar nga sulmi, vendasit kanë hapur shtëpitë e tyre dhe kanë dhënë ndihmë për të prekurit nga koncerti, duke përdorur hashtagun: #RoomForManchester (Dhomë për Mançesterin). Ka gjithashtu raporte që një hotel pranë vendit të ngjarjes ka akomoduar me dhjetra fëmijë për t’i mbajtur të sigurt.

Shoferët e taksive u kanë ofruar njerëzve transport pa pagesë për në shtëpi, dhe vullnetarët po përpiqeshin të dhuronin gjak në “bankat e donatorëve” për të ndihmuar ata që u plagosën nga sulmi.

Qendrat e dhuruesve të gjakut kanë përjetuar një fluks të madh njerëzish, ndërsa rradha shtrihej deri jashtë në rrugë.

Shërbimi zakonisht funksionon nëpërmjet një sistemi takimesh, por me gati 100 persona jashtë, vetëm 10 minuta nga vendi i sulmit, stafi ka tentuar të akomodojë sa më shumë dhurues që kishte mundësi.

Si është situata tani?

Ende nuk është hequr një kordon, rreth arenës dhe pranë stacionit “Victoria”, i cili u evakua gjatë incidentit dhe mbetet i mbyllur.

Policia britanike e transportit tha se oficerët do të jenë në patrullim në stacionet kryesore hekurudhore, si dhe në trenat anembanë vendit.

Komisioneri i Policisë Metropolitane, Cressida Dick ka njoftuar se oficerët e policisë shtesë janë vënë në detyrë në Londër pas sulmit “krejtësisht të tmerrshëm”.

Si do të hetojë policia?

Ata do të kërkojnë të ndërtojnë një ide të lëvizjeve të sulmuesit, si në muajt, javët e fundit, edhe menjëherë para grevës. Një prioritet tjetër do të jetë të përcaktohet nëse janë planifikuar sulme të tjera.

Ka shumë mundësi që komunikimet e autorit të sulmit të ndihmojnë në hetim, ndërsa vetë hetuesit do të kontrollojnë nëse ai ishte i njohur për autoritetet në çfarëdolloj mënyre.

Në fokus do të jenë edhe mbetjet e pajisjes së përdorur në sulm (bombës), pasi oficerët po punojnë për të zbuluar nëse autori ka pasur ose jo ndihmë.

Përveç kërkimit për ndonjë bashkëpunëtor të mundshëm në Britani, autoritetet do të shqyrtojnë edhe mundësinë e çdo lidhjeje me grupe ndërkombëtare.

Policia ka bërë thirrje për dëshmitarët e pranishëm në koncert që të dorëzojnë çdo pamje që ata mund të kenë nga vendi i ngjarjes, nëse ata besojnë se mund të ndihmojë hetimin.

Çfarë ka thënë kryeministrja për këtë sulm?

Duke folur jashtë “Doëning Street”, pas kryesimit të një takimi të komitetit qeveritar të emergjencave “Cobra”, kryeministrja Theresa May tha se bombarduesi kishte zgjedhur kohën dhe vendin e sulmit qëllimisht për të shkaktuar “maksimumin e të vrarëve dhe të plagosurve”.

Theresa May falenderoi punonjësit e emergjencave dhe njerëzit e thjeshtë të cilët nxituan të ndihmonin pas sulmit.

Ajo tha se ata kishin treguar “frymën e Mançesterit dhe frymën e Britanisë, një frymë që në vitet e konfliktit dhe terrorizmit nuk ishte thyer kurrë dhe kurrë nuk do të thyhet”.

Çfarë ka thënë Donald Trump për këtë sulm?

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i tha kryeministres britanike, Theresa May se “amerikanët qëndrojnë pranë njerëzve të Mbretërisë së Bashkuar”, në një telefonatë në të cilën ai ofroi ndihmë amerikane për hetimin.

Thirrja erdhi menjëherë pasi Trump denoncoi autorët që ishin përgjegjës për mizorinë si “humbës të ligë” dhe bëri thirrje të zhduket plotësisht “ideologjia e zemërimit”.

A e prek sulmi fushatën e 8 qershorit?

Fushata për zgjedhjet e përgjithshme të 8 qershorit është pezulluar pas këtij sulmi, më mizori që ka ndodhur ndonjëherë në periudhë zgjedhjesh në Mbretërinë e Bashkuar.

Theresa May foli me kryeopozitarin Jeremy Corbyn, pak orë pas sulmit, dhe pranoi që gara të ndërpritej, deri në një njoftim të mëtejshëm.

Kreu i partisë Liberal Demokrate, Tim Farron anuloi një udhëtim fushate në Gjibraltar, ndërsa Partia Kombëtare Skocize shtyu nisjen e planifikuar të fushatës së saj.

Udhëheqësit e të gjitha partive kryesore dërguan mesazhe mbështetjeje për të prekurit nga incidenti i tmerrshëm dhe thanë se do të ndalonin përkohësisht aktivitetet zgjedhore.

Në çfarë niveli është e kërcënuar Mbretëria e Bashkuar?

Britania është zyrtarisht në nivelin më të lartë të kërcënimi ndërkombëtar, tregues ky se sulmet terroriste janë “shumë të mundshme”. Britania ka 5 nivele kërcënimi. Që nga gushti i vitit 2014 e deri sot Britania është në nivelin e 5-të.

Deri tani nuk ka patur asnjë shenjë se ky alarm do të ndryshojë pas ngjarjes së rëndë në Mançester.

The Telegraph, përshtati LAPSI.AL