• |
ide | kryesore

Trump zotohet të ndihmojë izraelitët dhe palestinezët të arrijnë paqen

Arkiva, Planet
tdy_news_wekler_trump_israel_170522.nbcnews-ux-1080-600.jpg


Donald Trump ka deklaruar se do të bëjë gjithçka për të ndihmuar izraelitët dhe palestinezët të arrijnë paqen.

Gjatë bisedimeve me liderin palestinez Mahmud Abas, ai tha se i vjen mirë që ky i fundit ka marrë masat për të luftuar terrorizmin.

Izraeli dhe Palestina nuk kanë mbajtur bisedime paqeje që prej tre vitesh dhe presidenti amerikan ka deklaruar se kjo do të jetë një prej marrëveshjeve më të vështira.

“Unë me të vërtetë shpresoj që Amerika mund të ndihmojë Izraelin dhe palestinezët të ndërtojnë paqen dhe të sjellin shpresë të re për rajonin dhe banorët e tij. Arritja e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve do të shënonte fillimin e procesit të paqes kudo në Lindjen e Mesme” – u shpreh Donald Trump.

Nga ana e tij, lideri palestinez Mahmud Abbas, tha se problemi thelbësor për palestinezët është pushtimi izraelit, ndërtimi i vendbanimeve si dhe dështimi i Izraelit për të njohur Palestinën. Ai u tregua për të pranuar një zgjidhje për dy shtete në kufijtë e vitit 1967.

Presidenti amerikan Trump mbërriti në Izrael pas një vizite dyditore në Arabinë Saudite, ku mes të tjerash bisedoi për një marrëveshje armësh me vlerë 100 miliard dollarë. Trump tha se ishte siguruar nga Mbreti Salman se Riadi dëshiron paqe midis Izraelit dhe Palestinës.

Sakaq, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se kjo “nuk do të jetë e thjeshtë”, por theksoi se “për herë të parë në shumë vjet, dhe për herë të parë në jetën e tij sheh shpresë të vërtetë për ndryshime”. /LAPSI.AL/