• |
ide | kryesore

Detyrimet financiare dhe terrorizmi, kryefjalët e samitit të NATO-s

Arkiva, Planet
DE7FFA87-FC67-45B9-BAF8-982194FDE8AB_w650_r0_s.jpg


Samiti i parë i NATO-s me Donald Trump si President të SHBA-së, nisi me kërkesën e këtij të fundit ndaj vendeve anëtare të përmbushin detyrimet e tyre ndaj aleancës.

Trump bëri këtë kërkesë për ta çuar buxhetin në të paktën 2 %, nivel që sërish duket i pamjaftueshëm.

“Anëtarët e NATO-s duhet të kontribuojnë me tarifat e tyre dhe të përmbushin detyrimet financiare ndaj aleancës. Janë 23 nga 28 vendet anëtare që nuk paguajnë atë që duhet të pagujanë për mbrojtjen e tyre. Kjo nuk është e drejtë për popullin dhe taksapaguesit amerikanë”.

Përmbushjen e këtij kushti, Donald Trump e kishte kërkuar që nga koha kur ishte kandidat për President.

Sipas raportit vjetor të NATO-s SHBA-së i bashkohet vetëm Britania e Madhe, Greqia, Polonia dhe Estonia në pagesën e detyrimit prej 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Veç buxhetit, kryefjalë e Samitit ishte terrorimi. Presidenti Trump kërkoi angazhim të Aleancës në këtë luftë, përfshirë edhe betejën kundër ISIS në Siri, duke paralajmëruar se në të kundërt, horrori që u pa në Manchester, do të vazhdojë.

“Terrorizmi duhet të ndalet, ose horrori që patë në Manchester dhe në shumë vende të tjera do të vazhdojë përgjithmonë”- deklaroi Trump në Samitin e NATO-s.

Pjesëmarrës ishte edhe Kryeministri Edi Rama. /LAPSI.AL/