• |
ide | kryesore

FOTO/ Edi Rama takon Donald Trump në Bruksel

I pakategorizuar
20170525_170525h-006_rdax_775x515.jpg



Kryeministri Edi Rama ka pasur një takim të shkurtër mes Presidentin e SHBA-ve Donald Trump. Takimi është zhvilluar gjatë punimeve me dyer të mbyllura të Samitit të NATO-s në Bruksel. Per kete takim kreu i qeverise shqiptare ka lobuar prej kohesh pas ardhjes se Trump ne pushtet. Takimi është konfirmuar nga kongresmeni republikan i Floridës, Matt Gaetz, me anë të një letre. Ai thotë se është i lumtur për takimin. “SHBA kanë gjetur një aleat të fortë në Shqipëri në luftën kundër ISIS” –shkruan ndër të tjera kongresmeni në letrën e tij të bërë publike (më poshtë).

Kongresmeni ishte në delegacionin e para një muaji që vizitoi Tiranën thotë se përgëzon kryeministrin për reformat duke vënë theksin te reforma në sistemin e drejtësië. Mësohet se biseda është përqendruar në aleancën strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, Reformës në Drejtësi dhe luftës së përbashkët kundër ekstremizmit të dhunshëm.