• |
ide | kryesore

FOTOGALERI/ Të gjitha përpjekjet e Ramës për t’u afruar me Trump

I pakategorizuar
20170525_170525f-002_rdax_775x515.jpg



Samiti i NATO-s që po zhvillohet në Bruksel ishte rasti që Kryeministri Rama të tregonte se Presidenti i SHBA-ve Donald Trump nuk i mbante mëri për ato që ai kishte thënë gjatë fushatës presidenciale. Kreu i qeverisë shqiptare mundohej të shfaqej i qeshur dhe i shpenguar gjatë ceremonisë publike të mbajtur në nisje të samitit dhe gjatë memorialit për rënien e murit të Berlinit. Gjatë gjithë ceremonisë ishin të dukshme tentativat e Ramës për t’i qëndruar sa më pranë kreut të Shtëpisë së Bardhë. Megjithëse nuk i flet askush, Rama qesh me vete nga biseda që dëgjon mes liderëve botërorë. Por pasi nuk e vë re askush, ngadalëson hapin dhe kthehet sërish në fund të grupit. /lapsi.al/