• |
ide | kryesore

VIDEO/ Rama nxiton hapin për të dalë afër Donald Trump, qesh me veten

I pakategorizuar
Captureg.JPG



Në ato pak filmime që dolën nga ecja e përbashkët e liderëve të NATO-s gjatë ceremonisë së shkurtër të godinës së re të NATO-s e cial ka kushtuar plot 1.1 miliardë USD, Edi Rama ra në sy jo vetëm për gjatësinë e tij, por edhe me tentativat për të qenë afër Donald Trump. Në videon më poshtë ai duket që nxiton hapin për të dalë në fillim të grupit, ku është Donald Trump dhe Angela Merkel. Megjithëse nuk i flet askush, Rama qesh me vete nga biseda që dëgjon mes liderëve botërorë. Por pasi nuk e vë re askush, ngadalëson hapin dhe kthehet sërish në fund të grupit. E gjithë kjo sekuencë merr kuptim po të kthehesh pak pas dhe të kujtosh mënyrën si Rama është sjellë me Trump, kur ky ishte ende kandidat për president.

Tani ai gjendet mes 28 liderëve të tjerë botërorë në një samit me presidentin Amerikan, pasi e ka quajtur atë fatkeqësi për globin dhe një kërcënim për vendin tonë.

Pas këtyre deklaratave dhe fitores së Trump, Rama e korigjoi shënjestrën e tij. Ai gjeti argumentin foshnjor se ai kishte folur kundër kandidatit dhe jo kundër presidentit. Më pas ai loboi pranë biznesmenëve me influencë në ShBA për t’i përmirësuar marëdhëniet me administratën e re. Madje ai ka bërë kohët e fundit edhe përçapje diplomatike për të testuar nëse Trump do të rrefuzojë t’i japë dorën gjatë takimit të 25 majit në Bruksel. Madje burime të sigurta bëjnë të ditur për Lapsi.al se ai i ka thënë një diplomati amerikan: “Nëse presidenti juaj e rrefuzon dorështrëngimin me mua, unë më mirë mos nisem drejt Brukselit”.

Trump ishte sot për herë të parë në një mbledhje të 28-shes cila është më tepër formale dhe nga e cila nuk priten vendime të mëdha. Por ai edhe këtu ai e tregoi veten me mënyrën se si shtyu kryeministrin malazez i cili i kishte zënë rrugën. Ndaj Edi Rama ka sjelljen e kujdesshme: edhe i afrohet edhe pastaj bën hapa pas. (Lapsi.al) 


Donald Trump NATO by lapsi-al