• |
ide | kryesore

Brigitte Macron VS Melania Trump/ Kush e fitoi sfidën në takimin e parë (FOTO)

Arkiva, Stil
1495787542-look-brigitte-macron-melania-trump.jpg



Tashëm ndodhi. Dy “First Lady” të preferuara porsa i përket stilit dhe mënyrës së jetës më në fund janë takuar. Brigitte Macron, “Première Dame” e Francës dhe Melania Trump, “First Lady” e SHBA-ve ishin së bashku në Belgjikë në një takim të presidentëve të vendeve të NATO-s.
Të dy këto “First Lady” janë takuar në dy momente të ndryshme dhe menjëherë ka nisur një “luftë” mes tyre për pamjen. Brigitte Macron erdhi si gjithmonë me moskokëçarjen e saj të paimitueshme, një qëndrim rinor që reflektohej në zgjedhjet e saj të stilit. Melania Trump zgjodhi si zakonisht një “look” më të fortë të stilit amerikan. Kjo mund të jetë edhe një arsye për të studiuar më në detaje pamjen e Brigitte dhe Melanie për një krahasim në kushte të barabarta.
“Première Dame” kishte veshur një fustan pak të zi, me një anë shumë të shkurtër. Brigitte, ju e dini, ka një pamje të një parizieneje të vërtetë dhe përqendrohet shpesh te këmbët e saj të bukura. Për të kompletuar look-un e Mary Jane rozë me rrip të zi dhe një çantë të personalizuar në sup me inicialet e saj. Pamja e saj ishte e firmosur si gjithmonë Louis Vuitton dhe kush e di, ndoshta këtë herë e gjithë veshja ishte marrë hua. Por në këtë rast Brigitte ndoqi rregullin e mirë dhe të vjetër të elegancës sipas Coco Chanel: vish një fustan të zi dhe nisu! Kjo dihet se është një elegancë me pak mundim. 
“First Lady” amerikane kishte përdorur dy “llok” të ndryshëm në të dyja takimet. Te i pari kishte veshur një komplet me rripa ngjyrë bezhë lëkure të Maison Ullens, një brand belg në nderim të vendit që po e priste. Më pas kishte zgjedhur një pmaje tjetër: një fustan të zi me dantella të gjata, sexy dhe të rehatshëm, Dolce & Gabbana, linja e saj e preferuar italiane.

Image result for Brigitte Macron VS Melania Trump
Brigitte Macron kundër Melania Trump: kush fitoi?
“First Lady” amerikane tentoi goditjen duke ndryshuar “llok” në dy takime të ndryshme ndërsa Brigitte ishte e qetë duke mbajtur të njëjtën linjë në të dy takimet. Një zgjedhje në sjellje që tregon edhe mënyra të ndryshme të të parit të modës dhe politikës. Brigitte dukej si një adoleshente që ishte aty për tu kënaqur pa e marrë shumë seriozisht , por që rezultoi “ultra chic” dhe në dukje më e re në moshë. Melania në gragun tjetër transmetonte një egërsi të ashpër, njëlloj si pamja në takimin me Papën. Fitorja duket se shkon për Brigitte që mishëroi rregullin e artë për gratë “chic” pa u munduar./pergatiti lapsi.al/