• |
ide | kryesore

Donald Trump ka vetëm një aplikacion në celularin e tij

Arkiva, Planet
AP_trump_kab_150804_16x9_992.jpg



Presidenti amerikan Trump ka vetëm një aplikacion të shkarkuar në iPhone-in e tij.

Ky aplikacion është Twitter dhe u mor vesh pas një diskutimi në Shtëpinë e Bardhë, nga administrata e tij. Kjo është vënë re edhe nga të qenit tepër aktiv në rrjetin social me statuset e tij për problematika të ndryshme, që në periudhën e fushatës.

Stafi i Trump e ka këshilluar Presidentin të reduktojë kohën e qëndrimit para ekranit të televizorit, megjithatë ai nuk mund të ndalë së shkruari në Tëitter vazhdimisht.

Megjithatë këtë javë, ky aplikacion është përdorur më pak nga Trump pasi ky i fundit ka qenë i angazhuar me turin e parë të udhëtimeve jashtë vendit që kur mori postin e kreut të vendit.