• |
ide | kryesore

Rama, gjatë gjithë samitit pas Trump. I dështojnë përpjekjet për t’iu afruar (Galeria e Fotove)

I pakategorizuar
rama1.jpg



Pati disa tentativa të Edi Ramës për t’iu afruar presidentit amerikan Donald Trump gjatë samitit të NATO-s, njeriut që ai e ka konsideruar si fatkeqësi për SHBA.

Madje në media u shpërnda edhe një lajm mbi një takim të ndodhur mes tyre, nisur nga një letër e kongresmenit Matt Gaetz.

Por zyra e shtypit e Kryeministrit nuk shpërndau ndonjë lajm të tillë e as e konfirmoi letrën e Matt Gaetz.

Ajo çfarë u pa në pamjet që dolën nga samiti i Brukselit ishte përpjekja e papushimtë gjatë gjithë ditës e kryeministrit për t’u ekspozuar para mediave në krah të Trump.

Diku zgjaste kokën pas presidentit amerikan, diku i afrohej duke shfrytëzuar bisedat me homologë të vendeve ballkanike, por që nga fotot duket qartë se sytë i ka tek shefi i Shtëpisë së Bardhë e diku tjetër qeshte në tym me ato çfarë kapte veshi i tij nga bisedat e Trump me Merkel apo ndonjë kryeministër e president tjetër që ai takoi rëndom gjatë samitit.

Ndoshta nga kompleksi për çfarë ka thënë për presidentin para se të zgjidhej në detyrë, ndoshta nga dëshira për të shfrytëzuar për fushatë elektorale një foto me Trump ashtu siç bëri në vitin 2013 me Obamën, që i kushtoi burgun sponsorit të tij në SHBA që kishte paguar plot 80 mijë dollarë për një shkrepje, por ajo që u vu re dukshëm gjatë gjithë samitit, ishte një përpjekje qesharake gati në stërmundim e Ramës për ta takuar presidentin amerikan.

Një takim qoftë edhe për t’i dhënë vetëm dorën sa për një foto, çka do të mjaftonte për të ndezur në Shqipëri një fushatë ku do të flitej papushim për miqësinë e re Rama – Trump, shumë më tepër sesa u fol për dashurinë e re Rama – Basha apo sa është shkruar për miqësinë e dikurshme mes dy popujve miq, Shqipëri – Kinë. /Lapsi.al