• |
ide | kryesore

Rama nxjerr fotot afër Trump: Shtrënguam duart, dhe biseduam miqësisht!

I pakategorizuar
rama-6-1.jpg



Përpjekjet e Edi Ramës për të rënë në sy Donald Trump, për të tërhequr vëmëndjen e tij, paskan rezultuar të suksesshme. Fatkeqësisht për Edi Ramën nuk ka (ende) një foto, por kryeministri shqiptar, thotë se jo vetëm është takuar me Donald Trump, por ka shtrënguar duart me të dhe ka biseduar miqësisht. Nga fotot që publikon Edi Rama,në fakt duken vetëm përpjekjet për të tërhequr pak sekonda nga vëmëndja e Donald Trump dhe asgjë më shumë. Por në një përgjigje që ka dhënë në Facebook për ndjekësit e tij, Edi Rama zbulon se ka pasur më shumë se aq, një shtrëngim duarsh dhe një bisedë miqësore. Pavarësisht interesit të medias, një foto e tillë nuk është publikuar.

 

 

Fotot që ka postuar Edi Rama në Facebook shfaqin momente ku kryeministri ndodhet pranë Donald Trump, por jo duke shtrënguar duart ose duke folur.