• |
ide | kryesore

Video/ Rama me fat që nuk u takua me Trump, shtrënguesin e çuditshëm të duarve

I pakategorizuar
Untitled.png



Gjatë takimit të djeshëm në samitin e NATO-s kryeministri Rama u përpoq disa herë që t’i afrohet presidentin amerikan Trump, por nuk pati sukses ta takonte.

Rama u pa si një fëmijë i vogël që kërkon vëmendje, duke u përpjekur t’i afrohet Trump në ecje apo duke qeshur me bisedat që presidenti amerikan zhvillonte me liderat e tjerë, por Trump gati-gati as që e vuri re Ramën.

Në media u shpërnda edhe një lajm mbi një takim të ndodhur mes tyre, nisur nga një letër e kongresmenit Matt Gaetz, por vetë zyra e shtypit e Kryeministrit nuk e konfirmoi diçka të tillë dhe as u publikoi një foto Rama-Trump.

Siç ndodh rëndomtë, një foto mes Ramës dhe Trump me shtrëngim duarsh do të mjaftonte që flitej për mbështetjen që Trump i jep Ramës, por ndoshta është më mirë që Rama nuk e pati këtë mundësi.

Nëse shohim videon poshtë, Trump gjithmonë i ka vënë në siklet personat me të cilët ka shtënguar duart më mënyrën e tij të çuditshme dhe ndoshta diçka e tillë do kishte ndodhur edhe me kryeministrin tonë, duke qenë se ky i fundit tha në CNN “Mos e thëntë Zoti të zgjidhet Trump president!”./ Lapsi.al