• |
ide | kryesore

Sulmi në Mançester/ Çfarë po bënte kamikazi para atentatit (FOTO)

Arkiva, Planet
40DBC5E400000578-4548232-image-a-1_1495948461511-158x280 (2).jpg



 

Policia britanika publikoi fotot e fundit të 23-vjeçarit Salman Abedi, mbrëmjen e 22-majit, kur gjatë koncertit të Ariana Grandes shpërtheu një bombë dhe la të vdekur 22 persona e plagosi 59 të tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në dalje të “Manchester Arena”.

Fotot tregojnë kamikazin i veshur sportiv, me atlete, xhinse një xhup të zi dhe një kapele bejsbolli në kokë. Ndërsa në krahë i dallohet rripat e çantës që mbante mbi shpinë, e cila ishte e mbushur me eksploziv. 

40DBC83900000578-4548232-Abedi_wore_dark_clothes_and_carried_a_rucksack_into_the_arena_on-a-2_1495948462281 

Rregullimet e fundit të brezit eksploziv që mbante në trup, Abedi mësohet t’i ketë bërë në apartamentin e tij, në qendër të qytetit. 

Sipas policisë britanike, pjesët përbërëse të bombës që Abedi shpërtheu janë blerë në një periudhë kohore prej një viti, mënyrë e mirëmenduar kjo, për të mos tërhequr vëmendjen e autoriteteve.

Tashmë që një pjesë e madhe e atyre, që dyshohen si bashkëpunëtore të kamikazit janë arrestuar, policia britanike zbulon detaje mbi hetimet.

Mësohet se, identiteti i tij u bë i njohur për policinë dy orë pas sulmit. Gjatë këtyre ditëve janë bastisur 14 prona dhe janë arrestuar 13 persona të dyshuar për terrorizëm.

Me arrestimin e tyre, autoritetet britanike ulin edhe nivelin e alarmit për sulme, i cili ishte ngritur në pikën maksimale (5), që prej së hënës. /LAPSI.AL/