• |
ide | kryesore

Hidhet shorti, Kolegji Zgjedhor përzgjedh trupën që do shqyrtojë kërkesë padinë e Partisë “Forca Rinia”

I pakategorizuar
kolegji-zgjedhor-620x337.jpg


Kolegji Zgjedhor ka përzgjedhur sot trupën gjykuese që do të shqyrtojë kërkesë padinë e partisë “Forca Rinia”, që kërkon anulimin e vendimeve të KQZ për regjistrimin e Partisë Demokratike dhe asaj Republikane për të marrë pjesë në zgjedhje.

Sipas kësaj partie, regjistrimi i këtyre dy subjekteve ishte antiligjor pasi u bë jashtë afateve kohore.

Trupa gjykuese që do të shqyrtojë kërkesë padinë e partisë “Forca Rinia” u përzgjodh sot me short.

Nga ky short, relator i çështjes u zgjodh Sotirqa Lubonja, ndërsa anëtarë të trupës gjyqësore u zgjodhën Artur Malaj, Shkëlqim Mustafa, Tomorr Skreli dhe Astrit Kalaja. /LAPSI.AL/