• |
ide | kryesore

Dekriminalizimi/ Rrëfehet Topalli: E kam gjetur veten të vetmuar dhe të kërcënuar

I pakategorizuar
jozi.JPG


Pas daljes hapur kundër të Jozefina Topallit ndaj Lulzim Bashës, Fatos Lubonja i ka kërkuar ish-kryeparlamentares të përgjigjet për kontributin e saj për forcimin e PD-së pas humbjes në 2013. 

Topalli tha se ka qenë ndër nismëtaret e kauzës së dekriminalizimit dhe shpesh e ka gjetur veten vetëm dhe të kërcënuar. Ajo u shpreh se nuk e ka sulmuar Lulzim Bashën dhe as nuk po e sulmon. Topalli deklaroi se nuk mund të presi aktin e fundit të rrënimit të “PD-së së vitit 1990”, shkruan Lapsi.al.

Topalli: Unë jam krejt e qartë për gjithë paqartësinë që ekziston në këtë periudhë. Ka një kaos, një moment shikimi që nuk është e thjeshtë për ta shpjeguar. Dakord me faktin që preokupimi më i madh është për të lëvizur Edi Ramën. Por duhet një opozitë e fortë, jo një opozitë e rremë.

Lubonja: Çfarë keni bërë ju që të forcohet PD. PD ka qenë e dobët që humbi zgjedhjet. A e forcoi Lulzim Basha apo jo nuk e dimë?

Topalli: Kanë qenë 4 vite të vështira për vendin, jo për PD-në. Opozita ka bërë disa përpjekje të rëndësishme kundër dekriminalizmit. Jam krenare që e kam nisur këtë betejë. E kam gjetur veten të vetmuar dhe të kërcënuar. Por për ligjin e arsimit. PD asgjë s’ka bërë. Isha unë ajo që i kam kërkuar zotit Basha. Thoshin po e sulmon Topalli Lulzim Bashën. Unë nuk e kam sulmuar, nuk e sulmoj as sot. Kam një thirrje. PD është drejt rrënimit, unë nuk mund të pres aktin e fundit të rrënimit të PD-së së vitit 1990.

Gjatë këtyre 20 viteve kam pasur fatin dhe privilegjin, kam kaluar mes sakrificave për të qenë në lidershipin e PD-së. Kam qenë në krye të institucioneve të shtetit dhe unë nuk besoj se në historinë tonë ka një grua që të ketë bërë karrierë si puna ime dhe nuk është synimi im. Por kam një borxh.

Lubonja: Borxhin do ja kthesh Sali Berishës.
Topalli: Jo do ja kthej demokratëve.
Topalli: Në këtë moment jeni pa PD në zgjedhje.