• |
ide | kryesore

A ka dhënë dorëheqje Sulejman Starova nga Partizani? 

Arkiva, Sport
Starova (1).jpg


Prej muajit tetor Sulejman Starova drejtoi sërish të kuqtë, por nuk ia doli të ngrejë trofeun e kampionit. Presidenti Gaz Demi i dhënë besim të plotë. 
“Starova ikën kur të dojë Starova. Është krahu im i djathtë, është këshilltari im, ndërsa postin e trajnerit e mori në moment kritik, kur iku trajneri paraardhës”.
Edhe Luçiano Moxhi është dakord që aventurën evropiane ta ndërmerrte “Bobi”, por duket se Starova ka thënë “MJAFT!”.
Sipas Sport Ekspres sot trajneri i të kuqve ka dhënë dorëheqjen dhe nuk ka ndërmend të vazhdojë më si trajner. Demi i konfirmoi stolin, por Starova u mendua 24 orë dhe tha “JO”.
Për këtë lajm kanë shkruar në rrjetet sociale edhe shumë gazetare të sportit gjatë së premtes. 
REAGIMI
Në mbrëmje vetë klubi Partizani përgënjeshtroi lajmin për një largim të trajnerit Sulejman Starova, duke mohuar prerë: “Klubi reagon ndaj lajmit të publikuar sot nga e përditshmja sportive “Sport Ekspres” e cila pohon largimin e trajnerit Z. Suleman Starova nga drejtimi i skuadrës. Klubi përgënjeshtron këtë lajm duke e konsideruar aspak të vërtet dhe tendencioz ndaj trajnerit dhe Klubit. Duam të saktësojmë se Z. Starova vijon të jetë në detyrën e trajnerit të skuadrës dhe gëzon mbështetjen maksimale të presidentit Demi dhe Klubit. Kërkojmë dhe i tërheqim vëmendje mediave, të jenë më profesioniste në punën e tyre dhe në informacionet që përcjellin për opinionin publik”.