• |
ide | kryesore

Hesht për rënien nga kategoria, “Tirona Fanatics” i bën thirrje bashkisë të reagojë

Arkiva, Sport
CctznX5WoAA3oFI.jpg


Heshtja para “Tirona Fanatics”, po e bën po aq fajtore në sytë e tifozëve Bashkinë e Tiranës sa Presidenti Refik Halili.  

Të mërkurën tifozeria më e zjarrtë e Tiranës, “Tirona Fanatics”, protestoi para Bashkisë për situatën e klubit duke i kërkuar kryetarit Erion Veliaj të shfuqizojë si president Refik Halilin, para ndeshjes së finales së Kupës kundër Skënderbeut.

Kjo protestë nuk solli asnjë reagim lidhur me këtë çështje, por gjithsesi Bashkia e Tiranës e ka patur në axhendë ekipin e Tiranës.

Kryetari Erion Veliaj i ka thirrur të gjithë pjestarët e klubit ditën e djeshme në ambjentet e bashkisë për t’i uruar për Kupën e fituar dhe njëkohësisht për t’i shpërblyer me 50 mijë euro në total për këtë arritje si bashkëpronarë me 34% të ekipit të Tiranës.

E gjitha kjo nuk i bën përshtypje “Fanatics”-ave, të cilët para turpit që pësoi skuadra nuk preferojnë një ndër të shumtat kupa në historinë e tyre. Në një reagim në rrjetet sociale, “Tirona Fanatics” i bën thirrje Bashkisë të reagojë për situatë e krijuar.

Postimi i “Tirona Fanatics”
tirona fanatics

“Bashkia Tirones eshte bashkpronare me 34% te aksioneve tek KF Tirona. Nderkohe ajo vazhdon te heshte per renien e saj nga kategoria. Te merkuren dolem per t’i kerkuar Bashkise te zgjohej dhe minimalisht te prononcohet, por heshtja vazhdon. Mbetemi ne pritje, ose ne te kundert do te dalim serish deri sa te marrim nje pergjigje.” /LAPSI.AL/