• |
ide | kryesore

VIDEO/ Një “perlë” e Cikalleshit mbyll kampionatin turk

Arkiva, Sport
cikalleshi-470x264.jpg


Sokol Cikalleshi do të bashkohet me kombëtaren shqiptare duke qenë në një formë mjaft të mirë para ndeshjes ndaj Izraelit. Ai shënoi sërish sot në kampionatin turk, duke e mbyllur me gol aventurën e këtij sezoni te Akhisari. Cikalleshi shënoi në minutën e 9 duke kaluar në avantazh Akhisarin ndaj Kardemir Karabukut në takimin e luajtur në shtëpi, por në fund skuadra e sulmuesit shqiptar u mposht me shifrat 2-3. Cikalleshi qëndroi në fushë për 90 minuta të plota. Ky ishte goli i 7 i futbollistit nga Kavaja me fanellën e ekipit ku luan që prej janarit. Akhisari e mbylli këtë sezon në vendin e 7 të renditjes me 48 pikë shkruan Panoramasport.