• |
ide | kryesore

Sot Juve – Real/ Formacionet e finales së Champions League

Arkiva, Sport
Juventus-Real-Madrid--ja-si-pritet-t---luajn---skuadrat_TS_03-06-17_6782415078_.jpg


Pas një pritje të gjatë, dita e madhe ka ardhur: sonte në stadiumin “Millenium” të Kardifit luhet sfida përfundimtare e Champions-it, Juventus-Real Madrid. Bardhezinjtë do të përpiqen të sjellin në Torino një trofe, që mungon prej vitit 1996, ndërsa “Los Blancos” synojnë ta fitojnë për të dytin vit radhazi, si askush më parë. Max Allegri duket se përfundimisht ka vendosur të luajë me skemën 4-2-3-1, por ende nuk ka zgjidhur dyshimin e vetëm, me Barzagli më të favorizuar ndaj Cuadrado (nëse mbrojtësi luan në të djathtë, mbrapa Dani Alves, pastaj ngjitet në vijën e mesfushorëve me një formë kameleoni, gati të kalohet në 3-4-3, kur në të majtë do të shkojë Alex Sandro).

Një balotazh ka edhe në formacionin e Zinedine Zidane, ku Isco pretendohet se ka prioritet ndaj Bale, me uellsianin që rikthehet nga dëmtimi. Me spanjollin favorit për të startuar si titullar, duke luajtur pas Benzema dhe Cristiano Ronaldo, Real Madridi do të vendoset me skemën 4-3-1-2. Nëse uellsiani hidhet në fushë, atëherë kalohet në një 4-3-3 më të pastër. Juventusi dhe Real Madridi janë dy grupe me cilësi individuale. “Zonja e Vjetër” arrin në finale për herë të dytë në tre vjet. Herën e fundit humbi kundër Barcelonës. Natyrisht, në anën pozitive, Juventusi është skuadra e vetme që mund të arrijë tripletën në këtë sezon. “Los Blancos” duan të fitojnë kupën e 12-të europiane, ata janë fituesit në fuqi.