• |
ide | kryesore

Flet Xhaka: Nuk i kërkoj falje De Biasit!

Arkiva, Sport
Xhaka-dhe-De-Biazi-470x296.jpg


Xhani de Biazi tha se riktheu Kaçen në Kombëtare pasi ai kërkoi falje dhe e kishte kuptuar gabimin e bërë. Por Taulant Xhaka mendon ndryshe. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Taulant Xhaka nuk mendon që ka shumë për të bërë nga ana e tij dhe as që ka ndonjë arsye për të kërkuar ndjesë.
I pyetur për deklaratën e trajnerit, i cili u shpreh ndër të tjera se “Xhaka nuk ka bërë asgjë për t’u rikthyer”, lojtari tha: “Janë vetëm fjalë të tij. Nuk kam çfarë të them më shumë rreth tyre. Nuk kam asnjë arsye pse të kërkoj ndjesë”, – ka deklaruar mesfushori. Mesa duket vetëm pasi të largohet De Biasi mund të ketë një afrim të Xhakës në kombëtare.