• |
ide | kryesore

Vetëm një lojtar i kombëtares parashikoi “në kokë” Juventus-Real

Arkiva, Sport
Parashikimet-Kombetarja.jpg


Para se të fillonte ndeshja Juventus – Real të gjithë pjesëtarët e kombëtares kuqezi dhe lojtarët kanë bërë nga një parashikim. Parashikuesi i saktë i rezultatit do të fitonte një shumë prej 200 eurosh. Në fund, i vetmi që ka parashikuar me rezultatin e saktë ka qenë Andi Lila. Vetëm kavajasi kishte parashikuar që para ndeshjes se takimi do të përfundonte me rezultatin 4-1 në favor të Realit.

Finalja është parë në Luksemburg nga i gjithë grupi. Një pjesë bënte tifo për Juventusin ndërsa një pjesë për Realin. De Biazi u shfaq një tifoz i çmendur i kampionëve të Italisë. Kundër tij janë reshtuar Hysaj, Mavraj, Basha, Lila, Roshi dhe Cikalleshi.

Ndërkaq, menjëherë pas ndeshjes, De Biazi i ka dërguar të gjithë nëpër dhoma duke u kujtuar se nesër i priste një ndeshje e rëndësishme.