• |
ide | kryesore

VIDEO/ Humbje e turpshme e Shqipërisë, rrezikon De Biazi?

Arkiva, Sport
sdsdsdsdsdsdsddsd.jpg


Shqipëria pësoi një humbje të turpshme me rezultatin 2-1 në një ndeshje miqësoret të zhvilluar në transfertë ndaj Luksemburgut. Skuadra e De Biazit nuk shfaqi aspak dëshirë në fushën e lojës duke regjistruar një ndeshje të dobët. Pjesa e parë ishte pak më pozitive ku pati disa raste, por 45 minutat përfunduan me rrjeta të paprekura. Në pjesën e dytë trajneri De Biazi bëri shumë ndryshime në formacion dhe Shqipëria e gjeti golin në minutën e 52-të me anë të Roshit. Më pas filloi rënia e Shqipërisë. Luksemburgu arriti të shënonte dy herë në minutën e 63-të dhe 74-t me anë të Turpel dhe Malget duke përmbysur rezultatin dhe duke marrë një fitore mjaft të rëndësishme për një skuadër që sot testonte shumë futbollistë të rinj, një pjesë e të cilëve luanin për herë të parë. Është humbja e pestë radhazi dhe stoli i De Biazit ka filluar të dridhet më shumë se kurrë më parë.