• |
ide | kryesore

“The Guardian”: Provat që Rusia do të destabilizojë Ballkanin

I pakategorizuar
putin.jpg



“Agjentët dhe diplomatët rusë janë përpjekur prej gati një dekade të përhapin propagandën e Moskës e të shkaktojnë destabilizim në Ballkan, e sidomos në Maqedoni”, shkruan “The Guardian”, duke cituar për këtë pohim të sajin, dokumente sekrete të shërbimit rus të inteligjencës, të cilat kanë rënë në duart e gazetës prestigjioze.
Dokumentet u zbuluan fillimisht nga Organizata Botërore për Raportimin e Korrupsionit (OCCRP), që e ka ndarë më pas informacionin me “The Guardian”.

Gazeta shkuan se këto dosje dokumentojnë faktin që shërbimi sekret rus, në bashkëpunim me serbët, ka punuar në mënyrë aktive për destabilizimin e rajonit, raporton “tch”

Fokusi shumëvjeçar i tyre ka qenë në mënyrë të veçantë Shkupi, ku sipas transkripteve të botuara nga e përditshmja britanike, prej vitesh po punohet me metoda të ulëta që të krijohet konflikt etnik dhe politik, me qëllimin të vonohet anëtarësimi i Maqedonisë në NATO.

Dokumentet tregojnë se Moska i ka shtuar tentativat për ndikim në shtetet e ish-Jugosllavisë. Qëllimi kryesor i Kremlinit është të ndalohet bashkimi i këtyre vendeve me aleancën atlantiko-veriore dhe të mbahen sa më larg ndikimit të Perëndimit.

Aty tregohen edhe përpjekjet e inteligjencës serbe për të mbështetur nacionalistët prorusë dhe antiperëndimorë në Maqedoni. Operacionet për rritjen e ndikimit rus nisën në vitin 2008, kur Greqia bllokoi përpjekjet e Shkupit për anëtarësim në NATO, pas mosmarrëveshjeve të emrit.

“Kremlini, – thuhet në njërin prej dokumenteve të zbuluara nga shërbimet maqedonase të inteligjencës, – synon të kontrollojë burimet strategjike të energjisë përmes partneritetit me shtetet e Ballkanit dhe kërkon po kështu ta kthejë Maqedoninë në varësinë e tij”.

Dosjet tregojnë edhe sesi funksionon rrjeti i agjenturës. Tri agjentë të shërbimit të jashtëm sekret rus “SVR” janë të vendosur në Shkup dhe mbikëqyren nga stacioni i këtij shërbimi në Beograd. Ambasada e Rusisë në Maqedoni ka në radhët e saj 4 agjentë të “GRU”-së, agjencia ushtarake ruse e inteligjencës. Veprimet e tyre koordinohen nga baza e “GRU”-së në Sofje.

 

Te lidhura

trump lavrov

Rusia në avantazh/ Pse Lavrov kishte për çfarë të qeshte në takimin me Trump

1

Shtëpia e Bardhë e dinte, ish-këshilltari i Trump rrezik shantazhi nga Rusia

putin 1

Ku do shpërthejë Lufta Bërthamore? Rusia e ka një përgjigje

avion

Tensionet/ Rusia nuk ndalet, i nis 2 bombardues të tjerë. Reagon SHBA

150129113231-uk-typhoon-russian-bear-bomber-super-169

Rusia provokon sërish, dy bombarduese dhe avionë luftarakë pranë Alaskës

andrej

Rusia e Serbia më pranë se kurrë, nis bashkëpunimi ushtarak

thumbs_b_c_3600b65657c9b3dd54fdb416040fd944-650x358

Erdogan: Hapi që do të ndërmarrin Turqia dhe Rusia do të ndryshojë fatin e rajonit

U.S. Defense Secretary James Mattis (R) and U.S. Army General John Nicholson (L), commander of U.S. Forces Afghanistan, hold a news conference at Resolute Support headquarters in Kabul, Afghanistan April 24, 2017. REUTERS/Jonathan Ernst /// U.S. Defense Secretary James Mattis (R) and U.S. Army General John Nicholson (L), commander of U.S. Forces Afghanistan, hold a news conference at Resolute Support headquarters in Kabul, Afghanistan April 24, 2017. REUTERS/Jonathan Ernst

Dyshimet/ Talebanët mund të jenë furnizuar nga Rusia me armë

 

 

Artikulli paraprakREPLIKAT/ Kejdi: E dashur Lindita, mos e humbni qetësinë, mosha nuk jua lejon…

Artikulli tjetërPartizani dërgon emisarë deri në Afrikë për të gjetur mbrojtës të majtë

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Përshkallëzohet kriza Turqi- Gjermani, ja çfarë ka ndodhur tani

Partizani dërgon emisarë deri në Afrikë për të gjetur mbrojtës të majtë