• |
ide | kryesore

Blushi: Unë e di çfarë ministri do të bëhet Basha në qeverinë e Ramës

I pakategorizuar
deret.jpg



Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi i ftuar në emisionin “Të PaEkspozuarit” në Neës24, është shprehur se PD dhe PS do të bashkëqeverisin bashkë.

I pyetur nga gazetari Ylli Rakipi se “Basha u thoshte fshatarëve që do ndjekim modelin e Trump për fermerët”, Blushi tha që kryedemokrati e ka thënë këtë pasi ka vendosur një pakt me Ramën për pozicionin e tij.

“Këta po e mbrojnë sistemin. S’po ndryshojnë asgjë. I vetmi i dalë kundër jam unë. Republika e Re e Bashës përfundoi në një kërkesë për bashkëqeverisje dhe çadra u shpërblye me 6 ministra e drejtorë. Rama doli e tha suksesi më i madh janë legalizimet. Ndërsa qytetarët më thonë që kemi paguar ryshfet.

Sot, është Basha që drejton hipotekat. Basha nuk rri dot pa pushtet. Erdhi fringo i ri në 2005, e tani ka vetëm 2 vite në opozitë. E vetmja ofertë që ka ai është për të zëvendësuar LSI. Gara po bëhet mes PD dhe LSI. Basha u thotë fermerëve që do të takojë Donald Trump, pasi ai do të bëhet Ministër i Jashtëm i Ramës dhe do ta takojë Trump. Këta tre parti kanë bërë vetëm një pak dhe ai është pakti kundër popullit” – tha Blushi.