• |
ide | kryesore

Incidenti/ Allegri sherr me policinë për një gjobë

Arkiva, Sport
allegri-44.jpg


Një finale sezoni padiskutim i trazuar për Massimiliano Allegri, i cili pas disfatës në Ligën e Kampionëve në Cardiff kundër Real Madridit do të nënshkruajë rinovimin me Juventusin, por gjithashtu ka të ngjarë të merret edhe me telashet që krijoi disa javë më parë me policinë bashkiake që rregullon trafikun. Ai është ndalur në qendër të Torinos për një kontroll ndërsa është gjetur pa patentë dhe duke folur në telefon gjatë drejtimit të makinës. Tekniku livornez ka reaguar në një mënyrë të papërshtatshme duke e kundërshtuar gjobën. Ngjarja është zbuluar nga “La Stampa” sipas së cilës Allegri i ka fyer policët që për koicidencë ishin të njëjtët që shoqëruan autobusin e Juventusit përpara ndeshjes së luajtur në shtëpi. Tashmë Allegri do të përballet me një proces nëse policët do të ngrenë padi ndaj tij./lapsi.al/