• |
ide | kryesore

Mediat ruse: Tifozët e Partizanit të lidhur me mafian, drogën dhe UÇK-në

Arkiva, Sport
maxresdefault (1).jpg


Tifozeria e Partizanit është sulmuar ashpër nga portali i njohur rus, “Football.au”. Ai ka publikuar një lajm sipas të cilit “Ultras Guerrils” janë një nga grupimet më të mëdha në Shqipëri dhe kanë lidhje me kriminelët e drogës në Ballkan.

Një lajm që nuk dihet se ku i ka rrënjët, por i dukshëm tendencioz.

Sipas këtij lajmi, tifozët e kuq janjë të lidhur me kartelet e drogës në Ballkan dhe me UÇK-në. Sipas tyre kjo është skandaloze. Madje me anë të batalioneve nacionaliste që kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës dhe konfilktit në Maqedoni, tifozët më radikalë të këtij grupimi kanë hyrë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Me publikimin e lajmit ka nisur ironia në rrjetet sociale me tifozët e Partizanit që thonë se aty ka vetëm një të vërtetë kur thuhet se janë “një nga grupimet më të mëdha në Shqipëri”. Të tjerat sipas tyre janë sajesa.