• |
ide | kryesore

Video/ Loja e çuditshme e Bashës për takimin me Trump (mbajeni të qeshurën)

I pakategorizuar
basho.jpg



Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka gjetur një mënyrë tejet të çuditshme për të shpallur një takim të afërt me presidentin amerikan. Njerëzit e tij të fushatës kanë organizuar një dialog gjoja spontan, që më shumë i ngjan një mizanskene fëmijënore sikur njëri nga fermerët e Zvezdës në rrethin e korçës i përcjell një mesazh për Donald Trump. Dhe për çudi Basha jo vetëm që nuk habitet nga kjo ndërhyrje por shton se këto sekrete nuk duhen thënë pasi na mërzitet Rama. Ky dialog, me siguri i parapërgatitur është zhvilluar kështu:

-“Kur të takosh Trumpin, thuaja shqetësimet e hallet tona”

-“Nga e more vesh që do takoj presidentin Trump”?

-Fermeri ngre supet dhe dëgjohen të qeshura

-“Puna jote nga e more vesh që do të takoj Presidentin Donald Trump, po mos na i hap sekretet kështu se do na mërzitet Edi Rama se nuk e takoi dot”.

Dhe sikur ky dialog i shtirë të mos mjaftonte Basha ka vazhduar me fjalimin në miting: “Unë do ti them presidentit Trump se fshatarët e Zvezdës duan që unë të zbatoj modelin e tij).

Deri më tani lajmërim më qesharak se ky për takimin e mundshëm të një politikani shqiptar me një president të ShBA nuk ka pasur, aq sa duke e dëgjuar sejcili mund të pyesë: A është ky një mashtrim më shumë në fushatë apo ndoshta zyra e shtypit e kryedemokratit ka marrë pushimet? (LAPSI.AL)