• |
ide | kryesore

VIDEO/ Mrekulli në Itali, Benevento ngjitet për herë të parë në Seria A

Arkiva, Sport
232743243-01a2b1ca-d075-412a-9b35-9d66b8eabfac.jpg


Vetëm një vit pasi siguroi ngjitjen për herë të parë në historinë e tij në Serinë B, klubi i vogël italian ka realizuar një tjetër mrekulli, pasi ka prerë biletën për ngjitjen historike në Serinë A. Skuadra e drejtuar nga Marko Baroni, kishte mbyllur sezonin e rregullt në vendin e pestë, duke siguruar pjesëmarrjen për në play-off. Aty, ajo arriti të kalonte me sukses duelet me Specian dhe Peruxhian, triumfoi edhe në sfidën e dyfishtë ndaj Karpit, falë golit të Pushkash në sfidën e dytë për të prerë këtë biletë historike për në elitën e futbollit italian. Ndaj që nga sezoni i ardhshëm, komuna e vogël pranë Napolit, me një stadium prej 12 mijë vendesh, do të presë ekipet më të mëdha të futbollit italian, me shpresën për të dhuruar magji të tjera.