• |
ide | kryesore

Zbulohet përse Komisioni i Etikës shtyu vendimin për Skënderbeun

Arkiva, Sport
etika-1024x576.jpg


Komisioni i Etikës i mbledhur ditën e sotme, nuk ka dale përsëri në një vendim për dosjen e Skënderbeut. Mbledhja ka filluar rreth orës 13.15. Në orën 14.30 të gjithë anëtarët i kanë dhënë fund këtij takimi që do të shqyrtonte çështjen e klubit korçar duke e lënë përsëri pezull dosjen. Federata Shqiptare e futbollit nëpërmjet një postimi ka njoftuar se gjykimi është shtyrë për në datën 23 qershor për shkak se Komisionit i është dashur të përfshijë në ketë proces edhe materiale të tjera të nevojshme për hetim.
“Komisioni i Etikes i mbledhur sot pranë FSHF-së, ka vendosur të shtyjë gjykimin e çështjes “Skënderbeu” për të përfshirë në proces edhe materiale të tjera të nevojshme për hetimin. Seanca e radhës është planifikuar për t`u zhvilluar në datën 23 Qershor, ora 13.00. Sakaq, Komisioni ka nisur hetimin edhe për ndeshjen Elbasani – Turbina Cërrik” – thuhet ne njoftimin e FSHF-se.