• |
ide | kryesore

Brad Pitt nis profesionin si parashikues moti në një televizion (Foto)

Arkiva, Paparazzi
1250530894_brad_pitt_290x402.jpg



Aktori Brad Pitt ishte i ftuar në “The Jim Jefferies Show”, ku ndërsa u shfaq si një dhënës profesionist moti, por mes ironisë dhe sarkazmit e dha parashikimin duke iu drejtuar presidentit amerikan. Aktori hollivudian nuk ka pasur simpati për Donald Trump, madje nuk i kursen kritikat as tani që është zgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Brad tha “Me Trump nuk ka të ardhme”, duke iu referuar vendimit të presidentit amerikan për daljen nga akordi i klimës i Parisit.

Ndërsa doli para një ekrani me hartën, e ngjyrosur me portokalli dhe e mbuluar me simbole të diellit, Pitt shtoi: “Situata po bëhet më e nxehtë në disa zona”. Kur drejtuesi i emisionit e pyeti nëse parashikon të ardhme për vendin, përgjigjja ishte e prerë dhe e menjëhershme “Nuk ka të ardhme”.