• |
ide | kryesore

De Biazi nervozohet me pyetjen: “Po humbe do largohesh?”

Arkiva, Sport
de-biasi1.jpg


Trajneri i Kombëtares shqiptare, Ganni De Biasi nuk e ka pritur mirë që vazhdimisht i bëjnë pyetjen: “Kur do të largohesh nga kombëtarja”. Në konferencën për mediat nga Izraeli përpara ndeshjes së të dielës tekniku italian u bëri thirrje lojtarëve që të shfaqin karakterin e skuadrës që është parë në dy vitet e fundit. Pyetjes nëse e mendon fundin e kontratës ai iu përgjigj shkurt: “Jo.”

5 humbje radhazi, duke përfshirë Luksemburgun dhe Bosnjën, pse mendoni se do të fitojmë nesër?

“Nuk thashë që do fitojmë, thashë që do të luajmë për të fituar, ashtu siç luajtëm ndaj Luksemburgut. Por meqenëse jemi aq të dobët sa nuk fituam dot ndaj Luksemburgut, atëherë me siguri që nesër do të humbim. A je i kënaqur?” – i tha De Biazi dukshem i nervozuar gazetarit.