• |
ide | kryesore

“Shqiptarin do ta marr të mbledhë ullinj, dhe jo për dhëndër”

Arkiva, Sport
hasi1-470x265.jpg


Asnjë i huaj tjetër nuk është përplasur me grekët aq sa shqiptarët. Historia është e vjetër, fillon që para 6 shekujsh. Shqiptarët vijnë në Greqi dhe hedhin rrënjë. Vetëm gjatë viteve të fundit, që nga 1990 më saktë, shqiptarët vijnë në shumicën e tyre dërrmuese në Greqi për të nxjerrë të ardhura dhe më pas të kthehen në vendin e tyre.

Emri i Besnik Hasit si trajner i Olimpiakosit nuk tingëlloi mirë në veshët e tifozëve bardhekuq, pavarësisht se ish-i i Anderlehtit dhe Legia Varshavës është i mirë, serioz dhe zotëri në punën e tij. Veshët ua vrau vetëm fakti që është shqiptar. E konsiderojnë si të paemancipuar.

Ashtu fiks siç Perëndimi, Europa dhe Amerika konsiderojnë grekët. Vetëm pse dikush është grek, atë e konsiderojnë dinak, të dyshuar, kriminel dhe sigurisht një njeri tek i cili nuk mund të kesh besim. Studentët grekë dallojnë dhe dalin të parët në universitetet amerikane.

Shkencëtarët grekë vlerësohen jashtë vendit si vlera botërore. Por, edhe me të gjitha këto, në filma dhe në kinema, ai që shfaqet me cigare në gojë është grek, pra një personazh negativ për të huajt, pa bërë dallim nga një kriminel. Ka nga ata shqiptarë që erdhën me xhepat bosh dhe krijuan pasuri në Greqi.

U bënë biznesmenë, hapën dyqane, u bënë familjarë për t’u marrë shembull. Por, shqiptari në ndërgjegjen e njerëzve është më pak i mirë në krahasim me të huajt e tjerë, domethënë më pak i mirë se francezët, anglezët dhe gjermanët.

“Ai është shqiptar. Do ta marr të më mbledhë ullinjtë, të punojë në fabrikë, në ndërtim, por jo deri aty sa t’ia jap vajzës sime për dhëndër”, të thonë në Greqi.

“Jam me Olimpiakosin”, të thotë tifozi bardhekuq, por jo sa të arrijmë deri aty që të kemi trajner një shqiptar. E, megjithatë, duhet ta pranojmë dhe ta vlerësojmë për punën që do të bëjë. Ky është futbolli, nuk ka pse të paragjykojmë.

*Qëndrimi i portalit grek “zougla.gr”, pas emërimit të Besnik Hasit/panorama/